Presidentja e KE-së viziton Greqinë për të shpalosur planin e rimëkëmbjes

Presidentja e KE-së viziton Greqinë për të shpalosur planin e rimëkëmbjes

18:03, 17/06/2021

AthinëKryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të paraqitur veprimet e planifikuara për rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë.

“Ne e mirëpresim presidenten e Komisionit Evropian në një moment historik për Evropën dhe Greqinë. Është, besoj, akti i fundit i trazirave të shkaktuara nga pandemia dhe i pari i një epoke të re", tha Mitsotakis në Athinë.

Ai shtoi se plani Greqia 2.0 do ta bëjë vendin të përshtatshëm për afro 31 miliardë euro dhe fondet nga Korniza Kombëtare e Referencës Strategjike dhe veprimet private do të jenë rreth 100 miliardë euro.

Kryeministri grek tha se shumica e fondeve do të drejtohen në ekonominë e gjelbër dhe dixhitale.

"Programi specifik shtrihet deri në cepin më të largët të vendit tonë duke prekur të gjithë burrat dhe gratë greke", tha ai.

Duke komentuar për zgjedhjen e lokacionit për ngjarjen, Agora Antike, Mitsotakis tha se ky lokacion dikur ishte qendra e tregtisë dhe dialogut filozofik athinas.

Von der Leyen në fjalën e saj tha se Greqia do të dalë më e fuqishme se kurrë dhe më e përgatitur.

“Ne jemi duke dixhitalizuar ekonomitë tona. Ne jemi duke e bërë marrëveshjen e gjelbër evropiane një realitet. Ne jemi duke pajisur shoqëritë tona për të qenë më të fuqishme dhe elastike. Plani ynë është me vlerë 800 miliardë euro dhe është pakoja më e madhe e rimëkëmbjes në Evropë që nga plani Marshall ndërsa është rimëkëmbja që i duhet Evropës tani dhe në të ardhmen", nënvizoi zyrtarja e lartë e BE-së.

Ajo njoftoi se pagesa e parë do të bëhet në korrik duke shtuar se "ky nuk është aspak fundi i udhëtimit, ka akoma punë të vështirë për të bërë".

"Evropa post-COVID-19 do të jetë më e gjelbër, më dixhitale, më elastike dhe më e përshtatshme për sfidat aktuale dhe ato të ardhshme", shtoi ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco