ObamaCare/ Gjykata e Lartë e SHBA mbështet ligjin për sigurime shëndetësore për të gjithë amerikanët

ObamaCare/ Gjykata e Lartë e SHBA mbështet ligjin për sigurime shëndetësore për të gjithë amerikanët

16:47, 17/06/2021

Gjykata e Lartë e SHBA ka mbështetur ligjin, i cili synon të sigurojë sigurim shëndetësor të përballueshëm për të gjithë amerikanët, duke mohuar një sfidë ligjore nga shteti i  Texas dhe dy shtete të tjera të qeverisura nga republikanët.

Kjo është hera e tretë që nga viti 2010 që Akti i Kujdesit të Përballueshëm (ACA), politika e nënshkrimit të ish presidentit Barack Obama, i ka mbijetuar një sfid, raporton BBC.

Ky ligj ndalon të siguruarit të mos pranojnë mbulimin për shkak të kushteve para-ekzistuese. Ligji u dha miliona amerikanëve me të ardhura të ulëta akses në sigurimet mjekësore.

Gjyqtarët vendosën me një shumicë votash prej 7-2 se sfiduesit nuk kishin pozitë ligjore për të ngritur çështjen e tyre. Vendimi nuk “prek” faktin nëse një dispozitë kryesore në ligj ishte antikushtetuese.

Sfida u mbështet nga ish presidenti Donald Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco