Kryqi i Kuq: Pandemia po avancon frikshëm në Afganistan, spitalet po mbyllin dyert

Kryqi i Kuq: Pandemia po avancon frikshëm në Afganistan, spitalet po mbyllin dyert

14:25, 17/06/2021

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar se pandemia po spiralizohet në Afganistan, me rastet që rriten në mënyrë eksponenciale, spitalet po mbushen dhe burimet mjekësore po mbarojnë shpejt.

Më shumë se një e treta e testeve javën e kaluar u kthyen pozitive, tha ICRC. "Afganistani është në një pikë krize në betejën për të përmbajtur COVID-19 pasi shtretërit e spitaleve janë plot në kryeqytetin Kabul dhe në shumë zona," tha Nilab Mobarez, president i përkohshëm i Shoqatës Afgane të Gjysmëhënës së Kuqe.

Reuters raporton se rritja po vë në presion të madh një vend ku miliona njerëz tashmë jetojnë në varfëri dhe burimet shëndetësore janë të pakta.

Autoritetet shëndetësore sot regjistruan 2,313 raste pozitive dhe një rekord 101 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Zyrtarët dhe ekspertët kanë thënë se testimi i ulët do të thotë se ato shifra zyrtare ndoshta janë një nënvlerësim i konsiderueshëm.

Spitalet kryesore kanë mbyllur dyert e tyre këtë javë për pacientët e rinj COVID-19 pasi një fluks rastesh i la ata me mungesë shtretërish dhe mungesa të oksigjenit.

Rreth 700,000 doza të vaksinës Sinopharm të Kinës mbërritën në vend javën e kaluar, duke lejuar autoritetet të fillojnë raundin tjetër të fushatës së saj të vaksinimit, por ka hezitim të konsiderueshëm midis popullatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco