Lumi Ganges: Varkëtari indian nderohet për shpëtimin e foshnjes që lundronte në kuti

Lumi Ganges: Varkëtari indian nderohet për shpëtimin e foshnjes që lundronte në kuti

14:08, 17/06/2021

Një varkatar në shtetin verior të Indisë, Uttar Pradesh po nderohet pasi ai shpëtoi një foshnjë, një vajzë të gjetur brenda një kutie druri në lumin Ganges.

Gullu Chaudhary tha se ai u alarmua nga qarjet foshnjes 21-ditëshe dhe e gjeti atë të mbështjellë me një shall të kuq në kutinë e zbukuruar me imazhe të perëndive hindu.

Foshnja është dërguar në spital dhe shëndeti i saj po monitorohet. Ajo do të dërgohet në një strehë sociale më vonë.

Zyrtarët po hetojnë se si foshnja përfundoi në lumë.

Ata nuk kanë spekuluar mbi motivet e mundshme të braktisjes, por raporti gjinor i Indisë është një nga më të keqit në botë. Gratë shpesh diskriminohen shoqërisht dhe vajzat shihen si një barrë financiare, veçanërisht midis komuniteteve të varfra.

Megjithëse shumica e fetuseve të padëshiruara femra abortohen me ndihmën e klinikave të paligjshme të përcaktimit të seksit, nuk janë të rralla rastet e vajzave që vriten ose braktisen pas lindjes.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco