Pas përmbytjes, rrjetat e merimangës 'mbështjellin' Australinë

Pas përmbytjes, rrjetat e merimangës 'mbështjellin' Australinë

13:59, 17/06/2021

Një sasi e madhe e rrjetave të merimangës janë shfaqur në qytetet Australiane ku ato shtrihen mbi pemë dhe gardhe.

Rrjetat e merimangës kanë mbështjellë qytetet Australiane pas përmbytjeve të mëdha të regjistruara kohët e fundit në këtë vend.

Banorët e rajonit Gippsland thanë se rrjetat si vello u shfaqën pas disa ditësh me shi, dhe në një pjesë të vendit, një rrjetë merimange shtrihet më shumë se një kilometër përgjatë rrugës.

Ekspertët thonë se kjo është taktikë e merimangës, sepse ata përdorin rrjeta për tu ngjitur më shumë.

Dr. Ken Walker, një ekspert insektesh nga Muzeu Victoria, vlerëson se miliona merimanga kanë thurur rrjeta në pemë.

"Merimangat që lëvizin në tokë donin të shkonin shpejt në lartësi. Rrjetat po ngjiten në bimësi në mënyrë që merimangat të shpëtojnë", tha Walker.

Merimangat kanë thurur një sasi të madhe kobure që mbulon kënetat midis qyteteve të Sale dhe Longford.

Rrjetet pritet të shpërbëhen deri në fund të kësaj jave.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco