Qeveria malazeze pranë rënies, kryeministri lëshon seancën

Qeveria malazeze pranë rënies, kryeministri lëshon seancën

11:07, 17/06/2021

Qeveria malazeze mund të jetë duke i numëruar orët e fundit të saj. Kjo pasi që Kuvendit sot pritet të votojë për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq.

Kryeministri i vendit, Zdravko Krivokapiq ka lëshuar seancën e Kuvendit që po mbahet tani. 

“Ju mund të kërkoni besim te Qeveria ose mund të shkoni në zgjedhje të reja. Mund të ketë ardhur koha që Mali i Zi të zgjedhë” ka thënë kryeministri. 

Krivokapiq kishte iniciuar shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, pasi ai kishte mohuar gjenocidin në Srebrenicë. 

Pro shkarkimit të Leposaviqit është edhe partia tjetër e koalicionit URA, që udhëhiqet nga politikani shqiptar, Dritan Abazoviq. 

Për shkarkimin e Leposaviqit, nevojiten edhe votat e partisë së Milo Gjukanoviqit, DPS, e cila aktualisht po e bojkoton punën në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco