E tmerrshme çka po i bën Kim Jong Un popullit të tij

E tmerrshme çka po i bën Kim Jong Un popullit të tij

09:49, 17/06/2021

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit.

Në një adresim të liderëve kryesorë, Kim ka thënë se “situata me ushqim është duke u tensionuar”.

Ai tha se sektori i bujqësisë ka dështuar të arrinte objektivat e tij të grurit për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, i cili shkaktoi përmbytje.

Ka raporte që çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje, siç raporton NK Neës se një kilogram banane kushton 45 dollarë.

Koreja e Veriut ka të mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet në Kinën për ushqim, pleh dhe karburant.

Koreja Veriore ia ka dhënë Birmanisë 300 mijë dollarë si ndihmë humanitare, duke e bërë donacionin e parë në shtete tjera që nga viti 2005.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare, më saktësisht shërbimi për përcjellje financiare tregoi se Koreja Veriore i dhuroi këto të holla më 24 maj për Fondin Humanitar të Birmanisë.

Përmes këtij fondi kërkohen rreth 276 milionë dollarë për t’i dalë në ndihmë Birmanisë, ku qindra njerëz kanë vdekur që nga koha kur ushtria e rrëzoi me puç qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në shkurt të këtij viti, shkruan Reuters

Për herë të fundit, Koreja Veriore ofroi ndihmë financiare për Kombet e Bashkuara më 2005, kur i kishte dhënë 150 mijë dollarë për Indonezinë, Indinë, Tajlandën, Malajzinë, Maldivet dhe Sri-Lankën, shtet që ishin goditur nga një cunami shkatërrues në dhjetor të vitit 2004.

Kjo ndihmë nuk është e rastësishme. Vendi komunist ka marrëdhënie të vjetra me Birmaninë. Vëzhguesit e OKB-së kanë thënë se Koreja Veriore e furnizon edhe me armë këtë shtet të Azisë Juglindore dhe është duke investuar në bashkëpunim mes dy vendeve rreth raketave.

Edhe Koreja Jugore ka dhuruar 600 mijë dollarë për përpjekjet e Kombeve të Bashkuara që ta përkrahë Birmaninë, por e ka pezulluar eksportimin e armëve në këtë shtet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco