Gjenevë - Pak para se të dy udhëheqësit e SHBA dhe të Rusisë të uleshin për të filluar diskutimet, ata u përshëndetën nga Presidenti zviceran Guy Parmelin, i cili i mirëpriti në "qytetin e paqes".
Duke folur nëpërmjet një përkthyesi, Parmelin tha: “Është një nder dhe një kënaqësi për Zvicrën që të presë këtu për samitin dhe në përputhje me traditën e saj të mirë, të promovojë dialogun dhe mirëkuptimin reciprok. Ju uroj të dy Presidentëve, një dialog të frytshëm, në interes të dy vendeve tuaja dhe botës ”.
Ai iu dha urimet e tij më të mira para se të dy udhëheqësit, Biden dhe Putin, të hynin në vilë.
© SYRI.net