Putin përshkon Gjenevën me limuzinën e sjellë nga Moska, 17 makina në autokolonë

Putin përshkon Gjenevën me limuzinën e sjellë nga Moska, 17 makina në autokolonë

13:41, 16/06/2021

Zvicër - Erdhi momenti kur Joe Biden hyri në Villa La Grange në Gjenevë për takimin e tij të parë me Vladimir Putin të Rusisë, që kur Biden si President i SHBA mori detyrën. Ashtu si Putin, ai u përshëndet nga Presidenti zviceran Guy Parmelin dhe pozoi para kamerave.

Ndërkohë, të paktën 17 makina thuhet se formojnë autokolonën e Putinit

Nëse po pyesni për limuzinën e Putinit, e cila e priti atë në aeroport dhe e çoi në takim, kjo është ajo që dimë: Ai e përshkoi mespërmes Gjenevën me një autokolonë në të cilën BBC numëroi të paktën 17 makina, duke mos përfshirë makinat e shoqërimit të policisë. Për vetë Putinin ishte një automjet i blinduar Aurus Senat, i sjellë posaçërisht nga Moska.

Automjeti presidencial iu prezantua Putinit në ditën e inagurimit të tij të katërt në vitin 2018. Nuk dihet sa kushton makina e tij, por çmimi i një automjeti të tillë vetëm në një konfigurim bazë thuhet të jetë afërsisht 177,500 paund.

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco