'Edhe Biden e takoi': Kandidati për President i Iranit kërkon lidhje më të mira me Perëndimin

'Edhe Biden e takoi': Kandidati për President i Iranit kërkon lidhje më të mira me Perëndimin

11:52, 16/06/2021

Një  pretendent që spikat në zgjedhjet presidenciale të Iranit bëri thirrje të martën për marrëdhënie më të mira ekonomike dhe politike me Perëndimin, përpjekja e tij më e fortë kjo për të tërhequr votuesit reformistë vetëm pak ditë para votimit.

 Ish- Shefi i Bankës Qendrore iraniane, Abdolnasser Hemmati, midis shtatë kandidatëve të lejuar në votimin e së premtes, nuk ka lidhje zyrtare me asnjë fraksion politik por është duke u pozicionuar si kandidati i mundshëm për votuesit e moderuar dhe me reforma.

 "Pse duhet të ketë një pengesë për bashkëjetesë paqësore?" – ngriti pyetjen Hemmati, ndërsa theksoi se një "përmirësim i paqes globale dhe rajonale" varet nga vullneti i mirë amerikan dhe "ndërtimi i besimit" me Republikën Islamike .

 Ai përsëriti thirrjet për një kthim në marrëveshjen bërthamore të shkatërruar të Teheranit 2015 me fuqitë botërore, duke thënë se nëse ai do të bëhej President, ringjallja e marrëveshjes dhe lehtësimi i sanksioneve "patjetër do të ishte një nga përparësitë e mia".

 Në një intervistë me The Associated Press javën e kaluar, ai tha se do të ishte madje i gatshëm të takohej me Presidentin e SHBA Joe Biden nëse ai fitonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco