Shërbimet sekrete turke arrestojnë liderin e ISIS

Shërbimet sekrete turke arrestojnë liderin e ISIS

10:57, 16/06/2021

Autoritetet turke bëjnë me dije se agjentët e shërbimeve sekrete kanë arrestuar një nga personat më të rrezikshëm në vend dhe rajon.

Kasim Guler, kreu i organizatës famëkeqe të Shtetit Islamik, është ndaluar në Siri ku dhe më pas u transferua në Ankara.

Autoritetet i shtuan kërkimet e tyre pas denoncimeve se Guler ishte duke përgatitur një sulm terrorist në Turqi.

Ai është një konsideruar si një ndër personat më të rrezikshëm dhe është futur në listën e personave më të kërkuar nga Ministria e brendshme turke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco