Hamasi sulmon Izraelin me tullumbace

Hamasi sulmon Izraelin me tullumbace

10:41, 16/06/2021

Qeveria e re në Izrael nuk ka pritur as tri ditë të plota për të nisur sulmet ajrore në Rrip të Gazës.

Këto sulme ajrore vijnë pas luftës së ashpër 11 ditore mes shtetit izraelit dhe grupit militant Hamas.

Izraeli lansoi raketat në përgjigje ndaj balonave ndezës që po vinin nga territori palestinez, shkruan The Guardian.

Ushtria e Izraelit ka thënë që avionët e saj kanë sulmuar vendet e armatosura të Hamasit në Gaza City dhe në qytetin jugor të Khan Younis në orët e para të mëngjesit të së mërkurës [16 qershor] dhe ishte “gati për çdo seknar, përfshirë edhe luftime të përtërira…”

Por, çka janë këta balona që po vinin në drejtim të Izraelit nga Palestina?

Balonat zjarrvënës që po vinin nga territoret palestineze kanë hapur flakë në 20 fusha të hapura afër komuniteteve në kufirin me Gazën, kanë raportuar zjarrfikësit izraelitë.

Një zëdhënës i Hamasit, duke konfirmuar sulmet izraelite, tha që palestinezët do të vazhdonin të ndiqnin “rezistencën e guximshme dhe të mbronin të drejtën e tyre dhe vendet e shenjta” në Jerusalem.

Sulmet e palestinezëve me balona ka vite që kanë filluar kundër Izraelit.

Balonat që duken si zbukurime festive në brendi përmbajnë elemente zjarrvënëse e të cilat kur bien në tokë pastaj shkaktojnë dëme të mëdha. Erërat i marrin këta balona prej Gazës dhe i dërgojnë drejt Izraelit ku mund t’i vënë zjarrin fushave e pyjeve të tëra.

Ushtria izraelite tash ka nisur të përdor dronët për t’i qëlluar balonët në qiell para se të zbresin në tokë për të dëmtuar tokën izraelite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco