Ish-gruaja e Jeff Bezos i dhuron 2.7 miliardë dollarë për bamirësi

Ish-gruaja e Jeff Bezos i dhuron 2.7 miliardë dollarë për bamirësi

10:09, 16/06/2021

MacKenzie Scott, ish-gruaja e Jeff Bezos, njoftoi të martën se ka dhuruar më shumë se 2.7 miliardë dollarë këtë vit. Scott theksoi se ka zgjedhur 286 organizata për pabarazinë racore, artet, arsimin dhe luftën ndaj dhunës në familje.

Scott ka një vlerë neto prej më shumë se 59 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Scott u bë një nga gratë më të pasura në botë pas divorcit nga Bezos në 2019, duke marrë 4 % të aksioneve në Amazon.

Bezos është burri më i pasur në botë, sipas indeksit. Në vitin 2019, Scott nënshkroi me Giving Pledge, duke u zotuar të jepte të paktën gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi. Giving Pledge nisi nga Bill dhe Melinda Gates në vitin 2010 për të inkurajuar të pasurit e botës për të dhuruar pasurinë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco