Po ulej Biden, avioni rus detyrohet të qëndroj në ajër

Po ulej Biden, avioni rus detyrohet të qëndroj në ajër

19:25, 15/06/2021

Avioni me delegacionin rus dhe gazetarët u detyrua të qëndronte mbi Gjenevë për rreth një orë para se të merrte lejen për t’u ulur.

Siç u tha, shoqëruesi i fluturimit u njoftoi të gjithë udhëtarëve se aeroplani ishte në listën e pritjes, kështu që piloti u detyrua të fluturonte rreth Liqenit të Gjenevës dhjetë herë para se të ulej në aeroportin e Gjenevës.

Me sa duket, aeroplani me delegacionin rus u detyrua të priste sepse aeroplani me presidentin amerikan Joe Biden u ul pak më herët.

Delegacioni rus arriti në Gjenevë për të marrë pjesë në samitin e presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden.

Siç ishte njoftuar më parë, aeroplani me Presidentin rus Vladimir Putin duhet të ulet nesër në aeroportin e Gjenevës, pak para takimit me Biden.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco