Tragjike/ U hodh në lumë për të shpëtuar motrën, mbytet 10-vjeçari në SHBA

Tragjike/ U hodh në lumë për të shpëtuar motrën, mbytet 10-vjeçari në SHBA

10:55, 15/06/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lumin Big Sioux në Dakota Jugore në SHBA.

Një 10-vjeçar, i quajtur Ricky Lee Sneve u përpoq të shpëtonte motrën e tij të vogël, e cila ra aksidentalisht në ujë. Ai arriti ta shtynte në breg motrën, mirëpo 10-vjeçari vetë u mbyt.

Zyra e Sherifit të Qarkut Lincoln konfirmoi se trupi i tij u gjet disa orë më vonë. Nicole Eufers, nëna e Rickyt shpjegoi për mediat se djali i saj e donte jetën dhe sakrifikonte shumë për të tjerët.

Chad Sneve , babai i 10-vjeçarit u shpreh se i biri i tij ishte bujar dhe dashamirës me njerëzit.

Xhaxhai i vogëlushit ka nisur të mbledhë ndihma, që të ndihmojë familjen pas tragjedisë së pësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco