Vrau familjen myslimane me makinë, kanadezi akuzohet edhe për terrorizëm

Vrau familjen myslimane me makinë, kanadezi akuzohet edhe për terrorizëm

10:39, 15/06/2021

 

Një kanadez që akuzohet për goditje të qëllimshme të pesë anëtarëve të një familjeje myslimane me makinë, me ç’rast katër prej tyre mbetën të vdekur, tani përballet edhe me akuzën për terrorizëm, përveç akuzave për vrasje të shkallës së parë dhe tentative vrasje.

Nathaniel Veltman, 20 vjeç, u arrestua pak kohë pas sulmit të 6 qershorit në një parking makinash në Ontario. Policia ka thënë se agresori kishte të veshur rroba anti-plumb dhe kishte helmetë në kokë në kohën e kryerjes së krimit të rëndë, raporton Reuters.

Autoritetet kanadeze e kanë ndaluar publikimin e hollësive nga seancat. Vletman u paraqit në një seancë virtuale nga burgu të hënën, por se ende nuk ka marrë avokat.

Prokurorët rajonalë dhe federalë e kanë dhënë pëlqimin e tyre për nisjen e procedurave për akuzën për terrorizëm kundër të pandehurit, duke pretenduar se vrasja e Salman Afzaal, bashkëshortes së tij, nënës së tij dhe vajzës së tij dhe tentativa për vrasjen e djalit të tij përbën aktivitet terrorist, thuhet në një deklaratë të policisë lokale.

Edhe politikanët më të lartë të Kanadasë kanë raguar për rastin, duke thënë se shoqëria kanadeze duhet të mos e lejojë “supermacinë e bardhë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco