Turqi/ Kapet një nga terroristët më të kërkuar

Turqi/ Kapet një nga terroristët më të kërkuar

10:38, 15/06/2021

Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, i ashtëquajturi ‘oficer i provincës Turqi’’ i cili ishte në listën e kuqe të Organizatës Kombëtare të Intiligjencës (MIT) dhe në listën e të kërkuarëve për terrorizëm Abu Osama al-Turki i njohur me emrin Kasim Guler është arrestuar.

Guler kaloi nga Siria në Turqi në mënyrë të paligjshme dhe sipas informacioneve ai po planifikonte të ndërmerrte një plan të bujshëm.

Gyler, i cili u ndoq pas, u kap në operacionin e kryer në Siri dhe u soll në Turqi për t'u marrë në pyetje.

Anëtari i organziatës terroriste DEASH Kasim Guler do hynte në Turqi me armë dhe eksplozivë.

U mësua se Gyler u transferua në rajonin Afganistan-Pakistan midis 2008 dhe 2010, duke operuar në zona konfliktuale dhe u bashkua me DAESH në 2014. 

Është përcaktuar që Kasım Güler, i cili deklarohet të jetë në pozicione të nivelit të lartë brenda organizatës, është gjithashtu i ashtuquajturi zyrtar financiar i DAESH në Rusi, Evropë dhe Turqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco