Australia pas kritikave, e çliron familjen e refugjatëve dhe i transferon në Perth

Australia pas kritikave, e çliron familjen e refugjatëve dhe i transferon në Perth

10:27, 15/06/2021

Australia e ka liruar dhe zhvendosur një familje refugjatësh nga Christmas Island, pasi fëmija i tyre më i vogël u transferua në kontinent për kujdes mjekësor.

Familja tani do të lejohet të jetojë së bashku në Perth ndërsa do të ndjekë proceset gjyqësore për statusin e emigracionit.

Katërvjeçarja Tharnicaa Murugappan u evakuua në një spital të Perth javën e kaluar pasi mori një infeksion gjaku.

Gjendja e saj mjekësore ringjalli shqetësimin e publikut për shëndetin e familjes.

Ministri i Emigracionit Alex Haëke tha se babai Nades dhe fëmija i madh Kopika, 6 vjeçe, do të fluturonin për në Perth të Hënën, ku  mund të bashkohen me vogëlushen Tharnicaa dhe nënën Priya.

Familja është ndarë për më shumë se një javë.

Ata do të jetojnë në "paraburgim në komunitet" - strehim qeveritar në periferitë e Perth - ku do të monitorohen por të lëvizur ndërsa Tharnicaa do të kurohet në spital.

Më parë, ata ishin mbajtur në një kompleks paraburgimi në Christmas Island -  një territor i jashtëm australian - ku ishin monitoruar çdo ditë nga rojet e sigurisë.

Tharnicaa gjithashtu pati pneumoni dhe familja e saj thotë se trajtimi i saj u vonua sepse ishin në ishull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco