Foto virale/ ‘Darka e fundit’ ja si Kina tallet me udhëheqësit e G7

Foto virale/ ‘Darka e fundit’ ja si Kina tallet me udhëheqësit e G7

10:22, 15/06/2021

‘Darka e fundit’ është piktura më e famshme në botë, konsiderohet si kryevepra e kryveprave, një pikturë që akoma ngjallë konspiracione të ndryshme.

Piktura paraqet skenën e darkës së fundit të Jezu Krishtit me dishepujt e tij, ashtu siç është thënë në Ungjillin e Gjonit, 13:21.

Piktura fikson pikërisht momentin kur Jezusi bën të ditur se një prej tyre do ta tradhtonte.

Por Kina e ka përdorur këtë kryevepër për të ironizuar vendet më të fuqishme të cilat u mblodhën se fundmi në Cornwall dhe u zotuan se do të ndihmojnë vendet e varfëra.

Në qëndër të tryezës ku në pikturën origjinale ndodhet Jezu Krishti, ata kanë vendosur shqiponjën amerikane me një makinë që pështyn dollarë në letër higjenike,duke iu referuar propozimit të SHBA ndaj 'Rrugës Kineze të Mëndafshit' për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Ndërsa kryeministri i Italisë Mario Draghi është paraqitur si një uj gri i cili bën një shenjë jo me duart e tij.

Një referencë e qartë, sipas Global Times, ndaj rezistencës italiane përballë kërkesës së SHBA për të shtypur Kinën, të gjithë së bashku.

 Pastaj janë luani anglez, ariu kanadez dhe gjeli francez.

 Kjo është përgjigjja e Pekinit në përfundimin e G7 në Cornwall që forcoi në mënyrë efektive Aleancën Atlantike. 

Karikatura satirike, e cila riinterpreton Darkën e Fundit të Leonardo Da Vinçit, u krijua nga karikaturisti Bantonglaoatang dhe u mor nga gazeta e Partisë Komuniste Kineze (Global Times) dhe menjëherë u bë virale në Weibo, Tëitter kinez. 

Një përgjigje blasfemuese që thotë shumë rreth asaj se sa Pekinit nuk i pëlqente puna në Cornwall. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco