Nis epoka e Biden në NATO

Nis epoka e Biden në NATO

09:42, 15/06/2021

Liderët e NATO-s, në samitin e mbajtur në Bruksel, ranë dakord të rishikojnë axhendën për të ardhmen e aleancës deri në vitin 2030. Presidenti i SHBA, Biden u premtoi aleatëve se SHBA do të japë 260 miliardë dollarë shtesë për NATO-n, duke mbyllur plotësisht faqen negative të shkruar në pesë vitet e fundit nga paraardhësi Donald Trump.

Po ashtu, liderët ranë dakord të rrisin fondet dhe buxhetin e përbashkët të aleancës. Në konferencën për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltensberg, tha se janë kapërcyer shqetësimet franceze në lidhje me largimin e fondeve nga përparësitë kombëtare.

“Pas përpjekjes së paligjshme të Rusisë për aneksimin e Krimesë në vitin 2014, aleatët e NATO-s kanë forcuar ndjeshëm aftësinë e tyre mbrojtëse, praninë ajrore dhe detare në mënyrë që të ndalet agresioni i Rusisë kundër Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco