Zhduket në det anija me 200 emigrantë

Zhduket në det anija me 200 emigrantë

21:15, 14/06/2021
Zyrtarët e OKB dhe Jemenit njoftuan sot se rreth 200 emigrantë, kryesisht nga vendet e Bririt të Afrikës, renditen si të zhdukur pas një mbytje anijesh në brigjet e Jemenit që ndodhi të Dielën. Përmbysja e varkës është aksidenti i fundit në det me emigrantë afrikanë që shkojnë në kërkim të një jete më të mirë në vendet e pasura me naftë në Gjirin Persik. Anija me emigrantët u largua nga Xhibuti në Afrikën Lindore gjatë fundjavës dhe u mbyt rreth tridhjetë kilometra larg, në brigjet e Jemenit, në Gjirin e Adenit në Detin Arabik. Një zyrtar i migracionit i OKB tha që në anije ishin rreth 200 kryesisht afrikanë dhe disa jemenas dhe se nuk dihej nëse disa ishin shpëtuar. Duke ikur nga varfëria dhe pasiguria, dhe në kërkim të punës, mijëra njerëz përpiqen të udhëtojnë çdo vit nga Etiopia, Xhibuti dhe Somalia në Jemen dhe në vendet e pasura të Gjirit. Pandemia e virusit corona dhe mbylljet e kufijve janë ngadalësuar por nuk e kanë ndalur fluksin e Emigrantëve. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin deklaroi se rreth 138,000 njerëz bënë një udhëtim të tillë në 2019, dhe vetëm 37,500 e bënë atë në 2020. Në Prill të këtij viti, më shumë se 40 Emigrantë u mbytën kur një anije u përmbys në brigjet e Xhibutit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco