Takimi mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan u komentuar si ‘thyerje akulli’.
Gjatë një konference për shtyp në Samitin e NATO-s në Bruksel, Rexhep Tajip Erdogan tha se i kërkoi Kyriakos Mitsotakis të vazhdojnë bisedimet pa ndërmjetësimin e palëve të treta.
Presidenti turk u shpreh se në takimin e tij me kryeministrin grek , u vendos që të vazhdohet dialogu, për të arritur hapa drejt një axhende pozitive. Erdogan gjithashtu theksoi se ai i kërkoi Kryeministrit grek të mos përfshijë në dialogun mes dy vendeve palë të treta.
“Ne vendosëm të vazhdojmë mekanizmin e dialogut dhe të ndërmarrim hapa të mundshëm për një axhendë pozitive. Unë i thashë atij se nuk ka asnjë arsye që palët e treta të hyjnë midis nesh”, tha ai Erdogan.
Gjithashtu, presidenti turk tha se i premtoi kryeministrit grek “verë të qetë në Egje”./ abcnews/
© SYRI.net