Stoltenberg: Nuk do të kemi një luftë të ftohtë me Kinën

Stoltenberg: Nuk do të kemi një luftë të ftohtë me Kinën

17:05, 14/06/2021

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg hodhi poshtë sot mundësinë e një "lufte të ftohtë" me Kinën.

"Kina nuk është kundërshtari ynë, armiku ynë. Nuk do të ketë luftë të re të ftohtë me Kinën. "Por ne duhet të përballemi me sfidat që Kina krijon për sigurinë tonë," tha Stoltenberg përpara takimit të NATO-s në Bruksel.

Stoltenberg tha se udhëheqësit e NATO-s po takohen "në një moment vendimtar për Aleancën dhe se një kapitull i ri në marrëdhëniet transatlantike do të hapet sot".

Duke folur për Rusinë, Stoltenberg vlerësoi se marrëdhëniet me Moskën janë "në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco