Trudeau në Bruksel për takimin e NATO-s e pastaj samitin Kanada-BE

Trudeau në Bruksel për takimin e NATO-s e pastaj samitin Kanada-BE

14:21, 14/06/2021

Bruksel - Kryeministri kanadez Justin Trudeau është sot në Bruksel për një takim të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe më pas për një samit Kanada-BE.

Trudeau do të fillojë ditën e tij duke u takuar me presidentin e Letonisë, ku ushtria kanadeze po udhëheq një grup luftarak të aleancës së NATO-s misioni i të cilit është të parandalojë agresionin rus në rajon.

Kryeministri knadez u takua gjithashtu me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg përpara se samiti të fillojë zyrtarisht, ku sytë do të drejtohen nga Presidenti i SHBA Joe Biden dhe mënyra se si ai planifikon të rinovojë një marrëdhënie midis vendit të tij dhe aleancës ushtarake.

Paraardhësi i tij, Donald Trump, e kishte quajtur NATO "të vjetëruar".

Ekspertët thonë se do të ketë fokus në trajtimin e sigurisë kibernetike dhe luftës së informacionit, si dhe mënyrën e trajtimit të sfidave të paraqitura nga Rusia dhe më së fundmi Kina.

Trudeau më vonë do të marrë pjesë në një samit me udhëheqësit evropianë, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, ku ata pritet të flasin për pandeminë COVID-19, ndryshimin e klimës dhe marrëveshjen tregtare midis Kanadasë dhe Bashkimit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco