Skenë horror, tentoi të hap derën e avionit gjatë fluturimit, ekuipazhi i kërkon...

Skenë horror, tentoi të hap derën e avionit gjatë fluturimit, ekuipazhi i kërkon...

20:13, 13/06/2021

Pasagjerët e një avionit të kompanisë “Delta”, kanë përjetuar momente tmerri, gjatë udhëtimit të tyre nga Los Angeles drejt Atlantas në SHBA.

Njëri prej pasagjerëve ka tentuar të hapë derën e avionit në ajër.

Fillimisht ai u kërkoi pasagjerëve të tjerë të ulen dhe të vendosin maskat e oksigjenit, ndërsa më pas shkoi te dera e avionit për ta hapur.

Ekuipazhi i avionit, kërkoi ndihmën e pasagjerëve që të mos e lejonin qytetarin ta hapte derën, teksa momentet e panikut janë filmuar nga një pasagjere dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Personi që donte të hapte derën është penguar nga pasagjerët e tjerë dhe fluturimi vijoi normalisht, ndërkohë që personi është arrestuar sapo avioni ka mbërritur në Atlanta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco