Rusi/ 14.723 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 126.430 viktima

Rusi/ 14.723 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 126.430 viktima

16:41, 13/06/2021

Rusia ka regjistruar rritje të rasteve me Covid-19. Autoritetet raportuan të dielën 14.723 raste të reja me koronavirus, përfshirë dhe 7.704 persona në Moskë. Kjo shifër është më e larta që nga 13 shkurti.

Gjithashtu 357 njerëz humbën jetën, nga shkaqe të lidhura me COVID-19 në të gjithë vendin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave 126.430.

 

Sipas Agjencisë Federale të Statistikave, e cila ka bërë një llogaritje të veçantë, Rusia regjistroi rreth 270.000 vdekje midis prillit 2020 dhe prillit 2021.

Në kryeqytetin rus, Moskë, njerëzit janë udhëzuar që të punojnë nga shtëpitë javën e ardhshme.

Një ditë më parë, kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se të paktën deri më 20 qershor, restorantet, baret dhe vendet e ngjashme në qytet nuk duhet t’u shërbejnë klientëve pas orës 23:00.

Autoritetet kanë njoftuar që personat të cilët nuk mbajnë maska dhe doreza në vendet publike do të gjobiten me 70 dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco