E bija varros nënën në oborr, nuk donte që t’ia merrnin

E bija varros nënën në oborr, nuk donte që t’ia merrnin

16:32, 13/06/2021

Një 43 vjeçare është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka varrosur nënën e saj 67 vjeçare  në oborrin e shtëpisë, raportojnë mediat e huaja.

Eshtrat e nënës  u gjetën nga policia, pas një njoftimi paralajmërues, se në shtëpinë e 43 vjeçares ndodhej një trup i pajetë.

Gjatë hetimit nga policia 43 vjeçarja, Melissa thuhet se ka pranuar se e varrosi mamanë e saj në oborrin e shtëpisë pasi e gjeti atë të vdekur në shtrat diku midis 31 majit dhe 1 qershorit.

Ajo shpjegoi se e bëri këtë sepse nuk donte që nëna e saj të merrej prej saj, ose t’i nënshtrohej një autopsie.

Melissa akuzohet për fshehjen dhe vdekjen e nënës.

Shkaku i vdekjes së 67 vjeçares nuk është përcaktuar ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco