Autoritetet kineze kanë ndëshkuar 27 zyrtarë për vdekjet në ultramaratonë

Autoritetet kineze kanë ndëshkuar 27 zyrtarë për vdekjet në ultramaratonë

14:44, 12/06/2021

Kina ka ndëshkuar 27 zyrtarë qeveritarë për tragjedinë e muajit të kaluar në ultramaratonë, ku mbetën të vdekur 21 persona. Kjo është një nga ngjarjet më tragjike në një garë sportive në vitet e fundit.

Zyrtarët u sanksionuan pasi garuesit vdiqën për shkak të hipotermisë të shkaktuar nga temperaturat jashtëzakonisht të ulëta të ajrit, shkruan e përditshmja shtetërore “Kina e Popullit”. Ultramaratona 100 kilometra u organizua nga autoritetet në provincën verilindore të Gansu.

Kreu i qarkut Jingtai, ku u mbajt gara, është shkarkuar nga detyra. Kryetari i Bashkisë dhe presidenti i Partisë Komuniste në qytetin Baiyin, i cili ndodhet në rrethin e përmendur, u sanksionuan gjithashtu. Paralajmërime disiplinore u janë dhënë zyrtarëve të tjerë.

Li Zuobi, presidenti i partisë në Jingtai, u largua nga banesa e tij pak ditë pas ngjarjes dhe u gjend i vdekur më në 9 qershor, njoftoi media shtetërore. Policia ka përjashtuar mundësinë që ai të jetë vrarë dhe një hetim është duke u zhvilluar. Nuk dihet nëse vdekja e tij ishte e lidhur me tragjedinë në ultramaratonë.

Hetuesit theksuan se vdekjet e 21 garuesve u shkaktuan nga kushte ekstreme meteorologjike, të cilat përfshinin erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe temperatura të ula, si dhe organizim joprofesional të konkursit. Autoritetet thanë javën e kaluar se do të anulonin të gjitha eventet sportive me rrezik të lartë, derisa të vendoseshin rregulla të qarta dhe standarde sigurie për ta, njoftoi Reuters.

Të paktën tani kam njerëzit e duhur përreth meje dhe do të bëj gjithçka që të kthehem në vendin ku mund të ndihem mirë dhe përsëri besim ".

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco