Kujdes pamje të rënda, momenti tronditës kur i dyshuari qëllon me armë dy policë në Chicago

Kujdes pamje të rënda, momenti tronditës kur i dyshuari qëllon me armë dy policë në Chicago

22:17, 11/06/2021

I dyshuari ishte ndjekur nga disa patrulla policie të Chicago pasi ishin raportuar të shtëna në lagje. 

Ai ishte rrethuar dhe vendosi të hapë zjarr ndaj dy oficerëve dhe arriti t’i plagosë por u plagos edhe ai në këmbë dhe nuk ja doli të arratisej.

Pas ndjekjes dhe rrethimit të të dyshuarit në një rrugicë dhe tërheqjes së vërejtjes të zbulonte duart që i dyshuari e injoroi ai hapi zjarr ndaj tyre pasi policët t’ia kthenin me të shtëna po ashtu.

Në xhirime të kamerave të trupit të policëve shihet momenti tronditës kur i dyshuari hap zjarr nga shumë afër dhe e plagos. Në të njëjtën kohë dëgjohen shumë të shtëna dhe i dyshuari bie në tokë i plagosur.

Kamerat e trupit janë caktuar për të mbrojtur policinë nga shumë akuza të abuzimit me detyrën dhe pas shumë akuzave për vrasje të panevojshme, posaçërisht të minoriteteve etnike e racore.

Chicago është kryeqyteti i vrasjeve me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Viktimat janë në shumicën rasteve anëtarë të bandave kriminale që luftojnë mes vete për territor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco