Një motoçiklist u shpëtua për mrekulli kur u përfshi në një aksident automobilistik, si rezultat i të cilit përfundoi nën rrotat e një kamioni.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit në kryqëzimin e rrugëve Maizonos dhe Votsi, përpara Bashkisë, në Patra të Greqisë rapotojnë mediat e vendit fqinj.
Kamioni që po zbriste nga rruga "Votsi" u përplas me një motor. Si rezultat, shoferi i motorit përfundoi nën automjetin e rëndë.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur nxjerrjen e shoferit, i cili u dërgua menjëherë në spital.
Si pasojë e aksidentit rruga u bllokua për më shumë se gjysmë ore.
© SYRI.net