BE nuk mendon të bashkohet me sanksionet amerikane për Ballkanin Perëndimor

BE nuk mendon të bashkohet me sanksionet amerikane për Ballkanin Perëndimor

17:02, 10/06/2021

Bashkimi Evropian nuk ka në axhendë sanksione të ngjashme me ato të SHBA për Ballkanin Perëndimor, bëri të ditur të mërkurën Komisioni Evropian, pasi Presidenti President Joe Biden firmosi të martën urdhrin ekzekutiv për bllokimin e pasurisë dhe ndalimin e hyrjes në SHBA për personat që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në rajon.

SHBA njoftoi sanksione të gjera për të përfshirët në korrupsion, abuzim me të drejtat e njeriut apo që kërcënojnë ‘paqen, sigurinë, stabilitetin, apo integritetin territorial’ të çdo zone apo shteti në Ballkanin Perëndimor, apo që ‘minojnë institucionet apo proceset demokratike’ në rajon.

Ngrirja e pasurive dhe ndalimi i hyrjes mund të aplikohen edhe për ata që minojnë traktate rajonale, përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit Greqisë e Maqedonisë së Veriut që sheshoi mosmarrëveshjen e gjatë për çështjen e emrit midis dy vendeve, si dhe Marrëveshjen e Daytonit të vitit 2995 që i dha fund luftës së përgjakshme në Bosnjë.

Kjo e fundit ka lidhje të veçantë me vendimin pas shfaqjesh së një serie dokumentesh fantazmë me prejardhje të dyshimtë, të cilat tronditën ekuilibrin e brishtë politik të rajonit multietnik me diversitet besimesh fetare dhe shkaktuan shqetësim në kryeqytetet evropiane dhe në Bruksel.

Më polemizuesi midis këtyre jo-dokumenteve, që thuhet se janë hartuar nga kryeministri slloven Janez Jansa, propozon shpërbërjen e Bosnjë Hercegovinës sipas linjave etnike, gjë që Lubjana – e cila merr presidencën e Këshillit të BE muajin tjetër – e ka mohuar kategorikisht.

Pa e komentuar urdhrin ekzekutiv të SHBA, zëdhënësi ekzekutiv i punëve të jashtme të BE tha se ‘nuk ka në axhendë një reflektim për sanksione të mundshme’.

‘Duhet thënë se çdo vendim për sanksione të mundshme është diçka që merret unanimisht midis vendeve anëtare. Kështu që nëse vendet anëtare arrijnë një marrëveshje mbi vendosje sanksionesh, atëherë ne mund të vazhdojmë në atë rrugë, por për momentin nuk është në programin e diskutimeve me partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor’, tha zëdhënësi.

Njoftimi i SHBA erdhi vetëm një javë pasi sanksioni tre bullgarë për korrupsion, si dhe rrjetet e tyre që përfshinin 64 njësi, në aksionin më të madh nën Aktin Global Magnitsky brenda një dite të vetme që nënvizon qëndrimin e ashpër të Washingtonit për korrupsionin politik dhe të drejtat e njeriut në rajon.

Marrë euractiv.com-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco