VIDEO/ Shembet ndërtesa 5-katëshe në Korenë e Jugut, humbin jetën nëntë persona

VIDEO/ Shembet ndërtesa 5-katëshe në Korenë e Jugut, humbin jetën nëntë persona

12:15, 10/06/2021

Një ndërtesë pesë katëshe në jug të Koresë së Jugut u shemb dhe si pasojë copat e mëdha të betonit kanë përfunduar mbi një autobus, që po ecte aty afër. 

Si pasojë e shembjes kanë humbur jetën nëntë persona. Copat e mëdha të betonit të ndërtesës ranë mbi autobusin me 9 pasagjerë duke vrarë e plagosur qytetarët, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Tetë persona kanë arritur që të shpëtohen, duke pësuar vetëm dëme të lehta trupore. Mirëpo, më vonë, u zbuluan edhe trupat e kufomave të tjera, që ishin gjithsej nëntë njerëz.
Kamerat e sigurisë kanë kapur edhe momentin tragjik, kur ndërtesa shembet dhe shkakton viktima e të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco