BE dënon Rusinë për shpalljen ekstremiste të organizatave të Navalny

BE dënon Rusinë për shpalljen ekstremiste të organizatave të Navalny

12:02, 10/06/2021

Bashkimi Evropian dënoi sot "vendimin e pabazë" të gjyqësorit rus për të kualifikuar opozitarin e ndaluar Alexei Navalny si organizata "ekstremiste".

 

Bashkimi dënon qëllimin e qeverisë për të "mbytur opozitën e pavarur" dhe për të ndaluar ndikimin e rrjetit politik të Navalny përpara zgjedhjeve të Shtatorit për Duma, "tha kreu i diplomacisë Evropiane, Josep Borrell.

Vendimi konfirmon politikën e "shtypjes sistematike të të drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara nga kushtetuta ruse", vuri në dukje Borel dhe i bëri thirrje Moskës të respektojë detyrimet ndërkombëtare, veçanërisht ndaj Këshillit të Evropës dhe OSBE.

BE ka kërkuar përsëri lirimin "e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar" të kritikut kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny.

Dje, drejtësia ruse e deklaroi organizatën Navalny ekstremiste, e cila hap rrugën për një shtypje të intensifikuar kundër mbështetësve të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco