Gjeneva dhe Cyrihu, të vetmet qytete evropiane në Top Dhjetëshen botërore

Gjeneva dhe Cyrihu, të vetmet qytete evropiane në Top Dhjetëshen botërore

23:42, 09/06/2021

Qytetet e Evropës kanë humbur dukshëm atraktivitetin e tyre për shkak të pandemisë së koronës.

Kështu, në renditjen vjetore të qyteteve “më të denja për jetë”, të realizuar nga Njësia e Inteligjencës Economist (EIU), e cila u botua të martën, Vjena, Hamburgu dhe metropolet e tjera evropiane paraqiten dukshëm më keq se në vitet e mëparshme, shkruan 30minuten.ch.

Nga ana tjetër, qytetet nga Zelanda e Re, Japonia dhe Australia kanë marrë pozicione më të larta.

Me Gjenevën dhe Cyrihun, dy qytete nga Zvicra ishin megjithatë në gjendje të mbaheshin në këtë radhitje.

Ato janë në vendin e 7-të dhe të 8-të, si dy qytetet e vetme nga e gjithë Evropa që hyjnë në dhjetëshen e parë.

Qyteti port i Zelandës së Re, Auckland ka siguruar titullin e “qytetit më të denjë për të jetuar në botë” këtë vit.

EIU shpjegon se ka qenë suksesi në kontrollimin e pandemisë Covid-19 ai që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë radhitje.

Osaka e Japonisë ndjek vendin e dytë, ndërsa Adelaide në Australi zë vendin e tretë. Kryeqyteti i Zelandës së Re, Wellington renditet i katërti.

Vjena – prijëse në renditjen e EIU nga viti 2018 deri në vitin 2020 – ka rënë në vendin e 12-të, transmeton albinfo.ch. Hamburg ka rënë madje 13 vende më poshtë se që, ishte, duke “aterruar” në vendin e 47.

“Tetë nga dhjetë qytetet me rënien më të madhe në renditje janë qytete evropiane”, shpjegon botuesi.

Në përgjithësi, EIU përmend “ngarkesën e sistemeve spitalore” dhe “vlerësimin e përkeqësuar të kujdesit shëndetësor” si arsye për performancën e dobët, veçanërisht për qytetet gjermane dhe franceze.

Pandemia gjithashtu kishte një ndikim veçanërisht të fortë në sektorin e kulturës dhe cilësinë e përgjithshme të jetës në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco