Maas kërkesë BE-së: Të hiqet ‘veto’ për masat në politikën e jashtme, po rrezikoni...

Maas kërkesë BE-së: Të hiqet ‘veto’ për masat në politikën e jashtme, po rrezikoni...

16:21, 07/06/2021

Heiko Maas, i cili është ministri gjerman për Evropën, ka kërkuar shfuqizimin e ‘veto-s’ nga vendet anëtare të BE për vendime që lidhen me politikën e jashtme.

Shqetësimi kryesor i BE ngelet Hungaria e cila për disa çështje të fundit ka vendosur veto-n duke bllokuar vendime për të cilat kanë rënë dakord shumica e vendeve anëtare.

Sipas Maas me të drejtën e ‘veto-s’ disa njerëz po mbajnë peng BE-në dhe tashmë rrezikohet edhe kohëzioni i vetë Evropës në vendimet e saj.

“Ne nuk mund ta lëmë veten të mbajtur peng nga njerëzit që pengojnë politikën e jashtme evropiane me vetot e tyre. Nëse nuk e bëni atë atëherë herët a vonë po rrezikoni kohezionin e Evropës. Vetoja duhet të hiqet, edhe nëse kjo do të thotë që ne mund të mbivlerësohemi.”- tha Maas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco