VIDEO/ Po gjuante qenin me pistoletë, nëna qëllon aksidentalisht djalin 5 vjeç

VIDEO/ Po gjuante qenin me pistoletë, nëna qëllon aksidentalisht djalin 5 vjeç

19:19, 06/06/2021

Një nënë nga Hjustoni i Teksasit, ka qëlluar aksidentalisht djalin e saj 5 vjeç, ndërsa po tentonte të qëllonte mbi një qen, që kishte humbur dhe sorollatej nëpër lagjen e banuar.

Policët vunë re se djali i vogël ishte qëlluar nga një plumb në bark, pasi kishte bërë rikoshetë. Nëna e vogëlushit, Angelia Mia Vargas, 24 vjeçe, tani po akuzohet për pakujdesi dhe armëmbajtje pa leje.

Kamerat e sigurisë të vendosura në një shtëpi private kanë kapur momentin rrëqethës.

Në videon katër minutëshe shihet pronari i Brunos duke vrapuar pas qenit dhe duke e thirrur: ‘Bruno eja këtu’. Pak sekonda më pas, dëgjohen tri të shtëna dhe disa persona duke bërtitur.

‘Hetuesit mësuan se e ëma e vogëlushit, kishte shkrepur tre plumba nga revolja me kalibër të vogël, duke tentuar të qëllojë qenin që po vraponte nëpër rrugë’, thuhet ndër tjera në njoftimin e policisë.

Identiteti i vogëlushit nuk është bërë publik, por mediat amerikane raportojnë se pas trajtimit të marrë në spitalin më të afërt, tashmë vogëlushi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco