Shpërthejnë protestat në SHBA/ Vritet një person me ngjyrë nga policia

Shpërthejnë protestat në SHBA/ Vritet një person me ngjyrë nga policia

08:18, 06/06/2021

Një person me ngjyrë është vrarë nga policia vetëm pak metra larg vendit ku u vra dhe George Floyd, në maj të vitit të kaluar, duke shkaktuar protesta në vend.

Sipas mediave të huaja, demonstratat kanë nisur prej dy netësh pas vdekjes së Winston Boogie Smith Jr, 32 vjeç, në Minneapolis.

Babai i tre fëmijëve, i cili ishte subjekt i një urdhri për një vepër penale të armëve të zjarrit, u qëllua për vdekje nga anëtarët e një Task Force Marshals të SHBA vetëm tre milje nga vendi ku u vra Floyd në maj, 2020.

Ndërkohë në disa foto të publikuara nga mediat e huaja, shihen pamje nga protesta ku protestuesit kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave, ndërkohë që nuk mungojnë forcta e shumta të policisë në rrugë.

Nëntë njerëz janë arrestuar deri më tani në zonën Uptoën të ​​qytetit nën dyshimin për trazira, sulm, zjarrvënie dhe dëmtim të pronës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco