Përfundon faza e parë e Nord Stream 2, Putin: Gati për të çuar gazin rus në Gjermani

Përfundon faza e parë e Nord Stream 2, Putin: Gati për të çuar gazin rus në Gjermani

21:41, 04/06/2021

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar përfundimin e fazës së parë të tubacionit të diskutueshëm Nord Stream 2.

Projekti synon të çojë gazin rus në Gjermani.

Njoftimi u bë nga presidenti rus Putin në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, takimin e parë ndërkombëtar në shkallë të gjerë të komunitetit të biznesit që nga fillimi i pandemisë.

“Jam i lumtur të njoftoj se sot dy orë e gjysmë më parë, përfundoi me sukses vendosja e linjës së parë të tubacionit Nord Stream 2. Puna në linjën e dytë vazhdon”, tha Putin.

Ai hodhi poshtë kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që argumentojnë se është pjesë e përpjekjeve të Moskës për të çuar përpara qëllimet e saj gjeopolitike.

Ai gjithashtu foli për modernizimin e energjisë për të arritur neutralitetin e karbonit dhe propozoi që vendet e tjera të vaksinohen me vaksinën kundër Covid-19. Sputnik V.

Putin gjithashtu vlerësoi reagimin e vendit të tij ndaj pandemisë COVID-19. Sidoqoftë, përhapja e vaksinimeve ka qenë e ngadaltë kryesisht për shkak të skepticizmit. Ekspertët kanë vënë në dyshim synimin e qeverisë për të vaksinuar më shumë se 30 milionë njerëz nga 146 milionë në të gjithë vendin deri në mes të qershorit, nëse do të përmbushet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco