Vriten nga mina dy gazetarë dhe një zyrtar në Azerbajxhan

Vriten nga mina dy gazetarë dhe një zyrtar në Azerbajxhan

19:34, 04/06/2021

Dy gazetarë Azerbajxhanë dhe një zyrtar lokal u vranë nga një minë  toke në Kalbajar sot, një zonë në të cilën forcat armene u tërhoqën nëntorin e kaluar.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, një kameraman për rrjetin televiziv publik AzTV dhe një korrespodent për agjencinë shtetërore të lajmeve të Azerbajxhanit u vranë kur automjeti i tyre shkeli mbi një minë anti-tank.

Rajoni i Kalbajar ishte nën kontrollin e Armenisë për gati tridhjetë vjet, por Jerevani u detyrua t'ia jepte Azerbajxhanit pas disfatës së forcave armene në luftën për enklavën e Nagorni-Karabakut në vjeshtën e vitit 2020.

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviç tha se tragjedia nënvizon urgjencën e çminimit të këtyre zonave "edhe përmes bashkëpunimit ndërkombëtar".

Azerbajxhani ka filluar çminimin e zonave të okupuara vitin e kaluar, por akuzon Armeninë për shtyrjen e procesit sepse refuzon të lëshojë hartat e fushës së minuar. Kjo zonë konsiderohet si një nga më të minuarat në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco