Pamje të rënda/ Dy punëtorë të medieve  azere vdesin nga mina në Nagorno-Karabak

Pamje të rënda/ Dy punëtorë të medieve azere vdesin nga mina në Nagorno-Karabak

12:38, 04/06/2021

Pamje të rënda të një kamioni të shkatërruar plotësisht janë publikuar në rrjetet sociale. Raportohet se kamioni ka rënë në minë, ndërsa të vdekur kanë mbetur dy punëtorë të mediave nga Azerbajxhani.

Gazetari i televizionit turk TRT, Turan Gafarli, publikoi në Tëitter një video ku shihet një kamion i shkatërruar në një rrugë malore, ndërsa disa metra më tej shihet një trup njeriu i shtrirë në tokë, shkruan Gazeta Express.

Sipas autorit të postimit, të vdekur kanë mbetur operatori i Televizionit të Azerbajxhanit, Siraj Abishov, i lindur më 1989, dhe punëtori i një agjencia azere të lajmeve, Maharram Ibrahimov, të cilët ishin në detyrë në distriktin Kalbajar të Karabakut.

Ndryshe, Nagorno-Karabaku është rajon që nga komuniteti ndërkombëtar njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit, por që banohet nga shumica etnike armene. Për atë tokë u zhvillua një luftë e përgjakshme mes Azerbajxhanit dhe Armenisë vitin e kaluar.

Luftimet u ndalën pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia, ndërsa Azerbajxhani mori nën kontroll disa pjesë që për tri dekada kontrolloheshin nga armenët. Mbi 4.000 njerëz, kryesisht ushtarë të të dyja palëve, mbetën të vrarë në konfliktin që nisi në shtator e mbaroi në nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco