Gripi i shpendëve përhapet edhe në Evropë/ Qeveria ndalon importin e shpendëve nga 15 vende të BE-së

Gripi i shpendëve përhapet edhe në Evropë/ Qeveria ndalon importin e shpendëve nga 15 vende të BE-së

17:06, 03/06/2021

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, ka lëshuar një urdhër në lidhje me importimin e shpendëve të gjallë dhe të therur, si dhe nënprodukteve të tyre.

“Për disa masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës avariarë me patogjenitet të lartë të shpendëve”.

Ky urdhër mban datën 23 prill 2021, dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të datës 29 prill.

Vendimi argumentohet me rrezikun e importimit të t ashtuquajturit grip i shpendëve, që rezulton të jetë i përhapur gjerësisht në shtetet më kryesore të Evropës, si në Gjermani, Francë, Itali, Kroaci, Poloni, Hungari, Humani, Çeki, Sllovaki, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Lituani, Ukrainë, si dhe në shtetin e Izraelit.          

Vendimi i Ministrisë së Bujqësisë, sanksionon ndalimin e importit dhe trazimit për në territorin e Republikës së Shqipërisë, të shpendëve të gjallë shtëpiakë dhe të egër; zogjtë 24-orësh; shpendë dekorativë; materialit biologjik të shpendëve; importimin e vezëve, mishit si dhe nënprodukteve të shpendëve nga 15 shtetet evropiane dhe Izraeli.

Sipas Autoritetit Evropian të sigurisë ushqimore EFSA, në periudhën dhjetor 2020 – shkurt 2021, janë zbuluar mbi 1000 raste të infektimeve nga një virus tepër ngjitës i quajtur HPAI A(H5), i përhapur në shpendë të egër dhe të butë.

Ekspertët janë të mendimit se virusi i ri i shpendëve mbart rrezik shumë të ulët për popullatën e gjerë, si dhe për udhëtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco