BE blen ilaçin anti-Covid që përdori Trump dhe s'e besoi bota: Roche -Regeneron

BE blen ilaçin anti-Covid që përdori Trump dhe s'e besoi bota: Roche -Regeneron

14:52, 03/06/2021

Pasi u reklamua nga ish-Presidenti Donald Trump, dhe më pas u tall nga disa për mungesën e provave të efikasitetit, trajtimi i mundshëm për Covid i bazuar në një koktejl të antitrupave monoklonalë nga kompania amerikane Regeneron dhe gjigandi farmaceutik zviceran Roche, tani është blerë nga BE:  55,000 doza.

Kjo marrëveshje është kontrata e parë e BE-së për këtë lloj ilaçi, pasi ajo synon të identifikojë 10 trajtime premtuese deri në fund të muajit, pas një dështimi nga kompanitë farmaceutike për të dhënë me shpejtësi furnizime të mjaftueshme të vaksinave sipas premtimit fillestar.

Marrëveshja me Roche u arrit në prill, tha kompania, por detajet e kontratës nuk u bënë publike.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se BE kishte siguruar rreth 55,000 doza të trajtimit me një dozë të vetme.

I vetmi ilaç tjetër anti-Covid që BE ka blerë është Remdesivir i kompanisë Gilead, një ilaç antiviral.

 Vitin e kaluar, BE rezervoi gjysmë milioni,  pasi ilaçi mori një miratim të kushtëzuar nga BE.

Vendet evropiane do të blejnë ilaçin e Roche-Regeneron, i cili është i përbërë nga antitrupat monoklonalë casirivimab dhe imdevimab, vetëm pasi të jetë aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ose nga rregullatorët kombëtar të ilaçeve.

"Autorizimi i BE pritet midis gushtit dhe tetorit 2021," thotë një dokument i BE, duke cituar vlerësimet e Roche.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco