Mikro-shteti San Marino josh turistët me vaksina: Ejani, ju ndihmon hoteli

Mikro-shteti San Marino josh turistët me vaksina: Ejani, ju ndihmon hoteli

14:33, 03/06/2021

San Marino, mikro-shteti i rrethuar nga Italia veriore po përdor një mënyrë të re për të tërhequr vizitorë:  turizmin e vaksinave.

Shteti më i vogël i pavarur i Evropës pas qytetit të Vatikanit dhe Monakos, muajin e kaluar filloi të ofrojë për turistët, vaksinën ruse SputnikV për Covid-19. Rreth 250 persona deri më tani kanë marrë dozën e tyre të parë.

Hotelet merren me dokumentet pasi një turist dërgon një email. Vizitorët zakonisht qëndrojnë tre ditë për goditjet e para dhe të dyta.

"Vizitori arrin, qëndron këtu për tre ditë, një ditë pas mbërritjes së tij ne e shoqërojmë atë për të bërëë dozën e parë, dhe pastaj ai kthehet pas 21 ditësh për dozën e dytë," tha Francesco Brigante, drejtori i Hotel IDesign.

Programi, i cili po ndihmon sektorin e turizmit të San Marinos të dalë nga një rënie e Covid, është i kufizuar për njerëzit që nuk janë rezidentë në Itali.

Igor Pershin, një rus që jeton në Republikën Çeke, udhëtoi për në San Marino me gruan e tij dhe qëndroi në IDesign pasi dëgjoi për programin në TV rus.

"Në Republikën Çeke, është e vështirë të vaksinohesh, veçanërisht për të huajt," tha Pershin. "Unë doja të bëja vaksinën Sputnik dhe doja ta merrja vetëm në San Marino kështu që prenotova një hotel."

Përveç kostove të hotelit, çmimi për dy doza të vaksinës është rreth 50 €. "Ne kemi ardhur këtu nga Gjermania sepse duam të vaksinohemi me Sputnik V dhe sepse në Gjermani ata nuk na kanë caktuar akoma një takim", tha Gioele Cozzolino.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco