Kinë: Elefantët arrijnë në qytetin me shtatë milion banorë

Kinë: Elefantët arrijnë në qytetin me shtatë milion banorë

13:17, 03/06/2021

Një tufë elefantësh nga një rezervat afër kufirit kinez me Laos dhe Myanmar mbrëmë arriti në afërsi të Kunming, një qytet me shtatë milion banorë në provincën Yunnan, njoftoi Xinhua.

Rreth 15 elefantë, përfshirë tre këlyshë, u larguan nga rezervati në Sishuangbana në mes të prillit dhe u drejtuan në veri.

Elefantët kanë udhëtuar 500 kilometra që kur u larguan nga rezervati. Televizioni transmetoi pamjet e elefantëve që lëviznin nëpër qytete natën dhe ndalonin në fushat e misrit për të ngrënë. 

Elefantët zbrazën një rezervuar uji javën e kaluar dhe kanë shkatërruar rreth 56 hektarë të korra me vlerë rreth 6.8 milion juanë (870,000 euro) që nga fillimi i udhëtimit.

Autoritetet po përpiqen të joshin elefantët me ushqim dhe të bllokojnë autostradat.
 
Zoologët nuk e kuptojnë se çfarë i bëri elefantët të largoheshin nga rezervati.

Elefantët janë kafshë të mbrojtura në Kinë dhe jetojnë ekskluzivisht në pjesën turistike dhe tropikale të Sishuangbana.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco