'Diplomacia antagoniste e Kinës'/ Xi dëshiron të rrisë numrin e ‘shteteve mike’ në kulmin e akuzave të rënda

'Diplomacia antagoniste e Kinës'/ Xi dëshiron të rrisë numrin e ‘shteteve mike’ në kulmin e akuzave të rënda

17:47, 02/06/2021

Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë se dëshiron që shteti i tij të “zgjerojë rrethin e miqve”, duke reformuar imazhin e shtetit.

Ai ka thënë para zyrtarëve të lartë të Partisë Komuniste se është e rëndësishme që të prezantojë një imazh “të Kinës kredibile, të dashur dhe të respektuar”, sipas agjencisë së lajmeve shtetërore Xinhua.

Kjo deklaratë përbën ndryshim në qasjen diplomatike të Kinës, e cila sipas analistëve është bërë tejet antagoniste.

Kina është përballur me kritika në fushën e të drejtave të njeriut, për abuzimet ndaj minoritetit ujgur, si dhe për shtypje të protestave pro-demokracisë në Hong Kong.

Ky shtet së fundmi ka dënuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të hetuar nëse koronavirusi ka dalë nga një laborator kinez, si dhe ka akuzuar amerikanët për “manipulim politik”.

Xi po ashtu e ka bërë të qartë se organizatatat për propagandë të partisë, duhet ta bëjnë të qartë se Pekini nuk dëshiron asgjë përveç lumturisë së popullit kinez.

Xi ka fituar pozitën e presidentit të Kinës më 2012, duke e shtyrë këtë shtet në drejtim të rritjes së autoritarizmit./ REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco