Gjermania mendon për të ardhmen, gati plani për të siguruar vaksina rezervë për pandemitë e ardhshme

Gjermania mendon për të ardhmen, gati plani për të siguruar vaksina rezervë për pandemitë e ardhshme

17:20, 02/06/2021

Gjermania ka në plan të paguajë prodhuesve të vaksinave kundër Covid-19 një tarifë vjetore për rezervimin e vaksinave, në mënyrë që të krijojë një kapacitet rezervë prej 600-700 milion doza në vit, në një përpjekje për të "përballuar" pandemitë e ardhshme, tha ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn.

Sipas tij, qeveria në Berlin ka në plan të shpallë një tender për të ashtuquajturat marrëveshje të gatishmërisë pandemike, të cilat do të vlejnë për pesë vjet.

"Ne në qeveri kemi rënë dakord që duam të sigurojmë kapacitet për prodhimin e vaksinave në Gjermani " tha Span në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se kjo mund të aktivizohet shumë shpejt, që do të thotë se prodhimi i vaksinave mund të fillojë në një kohë të shkurtër.

Vonesat e prodhimit dhe mbështetja e tepruar në aprovimin e Bashkimit Evropian për furnizimin e vaksinave kanë ngadalësuar fushatën e vaksinimit të Gjermanisë kundër kovid-19, për këtë arsye Berlini zyrtar tani dëshiron të rrisë prodhimin vendas.

Në shkurt, Gjermania ngriti një grup pune për të prodhuar vaksina me qëllim krijimin e prodhimit vendas dhe uljen e " ngushticave" në zinxhirin e furnizimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco