Ministrja austriake ndaj myslimanëve: Është një luftë e përbashkët kundër Islamit politik...

Ministrja austriake ndaj myslimanëve: Është një luftë e përbashkët kundër Islamit politik...

16:27, 02/06/2021

Ministrja austriake e Integrimit, Susanne Raab, mbrojti një “Hartë” të diskutueshme të “Islamit politik”, të botuar disa ditë më parë.

“Ky nuk është aspak një dyshim i përgjithshëm ndaj myslimanëve”, i tha Raab gazetës gjermane “Die Welt”.

“Është një luftë e përbashkët kundër Islamit politik si një terren pjellor për ekstremizëm”, shtoi ajo.

 

Përfaqësuesit e opozitës austriake dhe grupeve myslimane kanë kritikuar faktin se harta tregon të gjitha organizatat islame, pavarësisht nëse ato kanë tendenca anti-demokratike.

Harta interaktive “dëshmon për qëllimin e dukshëm të qeverisë për të shënuar të gjithë myslimanët si një rrezik të mundshëm”- u përgjigj Këshilli Mysliman, në një deklaratë për “France Presse”.

Harta tregon 623 organizata, shoqata dhe xhami myslimane dhe selitë e tyre në Austri dhe është krijuar për Qendrën e Dokumentimit për Islamin Politik, e themeluar në 2015 si një sfond i pavarur i Republikës së Austrisë.

Shoqata e Rinisë Myslimane të Austrisë tha të shtunën se do të paraqesë një apel kundër hartës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco