Isaac Herzog zgjidhet President i 11-të i Izraelit, i pari që ka pasur edhe babanë - president

Isaac Herzog zgjidhet President i 11-të i Izraelit, i pari që ka pasur edhe babanë - president

12:32, 02/06/2021

Herzog mundi kandidaten Miriam Peretz në një votim 87 me 27, diferenca më e madhe në historinë e Izraelit.

Kryetari i Agjencisë Hebraike, Isaac Herzog, do të jetë presidenti i 11-të i shtetit të Izraelit pasi ai mori 87 vota në një votim të fshehtë në plenumin e Knesset.

Kundërshtarja e Herzog,  fituesja e Çmimit të Izraelit Miriam Peretz, mori 27 vota dhe tre deputetë abstenuan. Po të ishte zgjedhur, Peretz do të ishte bërë gruaja e parë presidente e Izraelit.

Kjo ishte fitorja më e madhe në çdo zgjedhje presidenciale në historinë e Izraelit.

Herzog do të marrë detyrën e Presidentit Reuven Rivlin kur mandati i tij të përfundojë më 9 korrik.

Herzog falënderoi të gjithë deputetët që votuan për të dhe tha se ishte një nder për t'i shërbyer tërë popullit të Izraelit. Ai e quajti znj. Peretz një heroinë dhe një frymëzim.

"Unë do të jem presidenti i të gjithëve," tha Herzog, duke veçuar izraelitët në të gjithë spektrin politik dhe hebrenjtë e diasporës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe lideri i i Yamina, Naftali Bennett, i cili po përpiqet ta zëvendësojë atë, përgëzuan Herzogun dhe i uruan Peretz gjithë të mirat.

Me fitoren e tij, Herzog u bë presidenti i pare i vendit, babai i të cilit kishte qenë president. Chaim Herzog ka qënë presidenti i gjashtë i Izraelit.

Në foton poshtë, Chaim Herzog:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco