'Krim perfekt': Pse po cilësohet kështu vrasja e ish-boksierit të njohur

'Krim perfekt': Pse po cilësohet kështu vrasja e ish-boksierit të njohur

10:39, 02/06/2021

Mungesa e dëshmitarëve për vrasjen e ish-boksierit Tassos Berdesis dhe ‘pika e verbër’ e ekzekutimit ngre shqetësime në lidhje me krimin në Vari.

 

Policia e Departamentit të vrasjeve ka arritur në përfundimin se nuk ka dëshmitarë okularë për vrasjen brutale të ish-boksierit 39 vjeçar.

Kjo e kombinuar dhe me faktin se vendi ku u ekzekutua ish-boksieri ishte ‘i verbër’ ( nuk kishte kamera) e bën policinë të besojë se autorët kishin studiuar mirë zonë për të mos lënë gjurmë pas.

Departamenti i Vrasjeve identifikuan dëshmitarë okularë të cilët thanë se kishin dëgjuar disa të shtëna armësh, por nuk kishin parë gjë.

Askush tjetër nuk ishte në të njëjtin vend (përveç ekzekutorëve në xhip).

Në klubin sportiv ku stërvitej 39-vjeçari, kishte njerëz që po stërviteshin në kohën e vrasjes, sidoqoftë, askush prej tyre nuk kishte kontakte me sy me skenën e sulmit.

Burimet e policisë thonë se ata dëgjuan të shtënat, vrapuan për të parë se çfarë po ndodhte dhe bënë thirrje për veprim të menjëhershëm.

Zona ku ndodhi krimi karakterizohet nga policia si “e vështirë” në lidhje me kamerat e sigurisë, të cilat janë minimale.

Kjo e ndërlikon përpjekjen për të hartuar rrugën e ndjekur nga autorët e krimit.

 
 

Në të njëjtën kohë, hetimet janë përqëndruar në të kaluarën e boksierit 39-vjeçar .

Fakti që në të kaluarën ai kishte “llogari të hapura” në Patras i detyron policinë të “pluhurosin” kontaktet e vjetra të viktimës në vendin e tij të origjinës.

39-vjeçari kishte qenë i akuzuar për krime në të kaluarën , por kurrë nuk u dënua.

Hetimi i Departamentit vrasjeve zbuloi se 39-vjeçari boksier nuk mbante armë , ndryshe nga njerëzit e jetës së natës të cilët e konsiderojnë veten në rrezik dhe gjithmonë kanë një armë me vete.

Fakti që 39-vjeçari nuk mori masa mbrojtëse (të paktën jo të dukshme) e bën policinë të besojë se ai mund të ketë besuar se nuk ishte në rrezik.

Policia ka vendosur telefonin celular të boksierit nën mikroskop, në mënyrë që të konstatojë rrethin e tij të kontakteve dhe nëse ai mund të ketë marrë mesazhe kërcënuese.

Kallashnikovi me të cilin u ekzekutua 39 vjeçari është përshkruar nga burime policore si një armë “trajtimin e veçantë”, përdoret zakonisht nga kriminelët me përvojë dhe të vijës së ashpër me një rekord të pasur kriminale.

Ekziston shqetësimi, pasi vrasja e 39-vjeçarit është “ekzekutimi profesional” i katërt me radhë në vetëm një muaj shkruajnë, mediat greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco