Netanyahu: Ne do eliminojmë fuqinë bërthamore të Iranit edhe nëse do na duhet të dalim kundër SHBA-s

Netanyahu: Ne do eliminojmë fuqinë bërthamore të Iranit edhe nëse do na duhet të dalim kundër SHBA-s

21:10, 01/06/2021

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ai do të rrezikonte rritjen e tensioneve në marrëdhëniet me Uashingtonin, nëse është e nevojshme, në mënyrë që të çaktivizojë aftësitë bërthamore të Iranit.

Netanyahu, e ardhmja politike e të cilit është e pasigurt, tha se një Iran bërthamor përbënte kërcënimin më të madh dhe theksoi se Izraeli ishte i gatshëm ta parandalonte atë edhe nëse Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera bërthamore arritën të ringjallnin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

"Nëse jemi të detyruar të zgjedhim dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë, midis fërkimit me miqtë tanë të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara dhe eliminimit të kërcënimit ekzistencial, ne do të vendosim të eleminojmë kërcënimin," tha Neanjahu në ceremoninë e fronëzimit të David Barne, drejtori i ri i Mossad.

Irani ka akuzuar Izraelin se qëndron pas sulmeve të shumta dhe vrasjeve të shkencëtarëve bërthamorë iranianë dhe për sabotim në objektet bërthamore iraniane.

Hamasi palestinez, i cili mohon të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe që Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore e konsiderojnë një organizatë terroriste, merr ndihma ushtarake me vlerë miliona dollarë nga Irani çdo vit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco